Teksa nuk na ndan shumë nga finalja e Konferencë Ligës që do të mbahet në “Air Albania” në Tiranë, ministria e Brendshme dhe Policia po ndërmarrin masa për mbarëvajtjen e të gjithë situatës, pasi në kryeqytet do të ketë fluks të madh vizitorësh.
Bëhet me dije se ministri i Brendshëm, Bledi Cuçi ka zhvilluar sot një takim me disa oficerë të policisë Italiane, por edhe ata holandezë, që kanë ardhur në vendin tonë, sa i takon sigurisë së ndeshjes. Takimi në fjalë është mbajtur në Policinë e Shtetit.
Kujtojmë se sot Çuçi tha se janë marrë të gjitha masat nga policia, ndërsa iu bëri thirrje disa bizneseve private që nuk lidhen drejtpërdrejtë me ndeshjen, ta bëjnë pushim.