Është zhvilluar sot finalja e konkursit “Dueli i sipërmarrsve të rinj” që është organizuar nga Albacademy në bashkëpunim me shkollën profesionale “Hamdi Bushati”. Ky projekt ka trajnuar mësues dhe nxënës duke ju ofruar nohuritë e duhura për të zbatuar konceptet e inovacionit dhe sipërmarrjes. Valbona Begolli themeluese e akademisë, tregon se synimi i këtij aktiviteti është për të nxitur të rinjtë të krijojnë ide të reja për sipërmarrjet e tyre.

Enkelejda Laç , nëndrejtoreshë e kulturës profesionale në shkollën “Hamdi Bushati” thotë se është një ndër partnerët kryesor të këtij projekti pasi kohët e fundit arsimi professional ka patur një interest ë lartë nga të rinjtë.

Në fund të këtij konkursi ku sipërmarrësit e rinj prezantuan 9 idetë e tyre të biznesit, janë shpërndarë çertifikata për 3 idetë më të mira të përzgjedhura.

Artikulli paraprakQENTE ENDACAK SHQETESIM NE LEZHE
Artikulli tjetërBUSHATI: PD GATI PËR ZGJEDHJET E 2025-ës