Sot është mbledhur Komitetin i Emergjencës së Federatës Greke të Futbollit dhe ka autorizuar presidentin e Federatës të diskutojë me te dyja klubet e AEK-ut dhe PAOK-ut për vendin ku do të luhet finalja e Kupës. Këtë të premte Komitetin Ekzekutiv i Federatës Greke do dalë me një vendim, nëse kjo finale do luhet në Shqipëri. Paraprakisht ka pasur një bisedë mes presidentit të FSHF-së Duka dhe atij të Federatës Greke për të zhvilluar finalen e Kupës së Greqisë në Shqipëri dhe Duka ka dhënë dakordësinë për cështjen e stadiumit. Finalja për shkak të prenotimeve në “Air Albania”, nëse luhet në Shqipëri mund të zhvendoset në “Elbasan Arena”.
Policia greke nuk merr përsipër këtë sfidë për shkak të sjelljes dhe huliganizmit të tifozëve të dy ekipeve. Edhe Qipro refuzoi një ndeshje të tillë. Nuk dihet nëse policia shqiptare do marrë përsipër mbarëvajtjen e këtij takimi pasi në Shqipëri do të vinin mijëra tifozë grekë dhe ekziston mundësia të vijnë edhe tifozët problematikë. Gjithsesi vendimin Federata greke do e marrë më 12 maj për vendin e zhvillimit të finales së Kupës.
“Komiteti i Emergjencës i Federatës Greke të Futbollit, gjatë mbledhjes së sotme, vendosi të autorizojë presidentin z. Panagiotis Baltakos për t’u konsultuar me dy finalistët e finales së Kupës së Greqisë për përcaktimin e vendit të zhvillimit. Procedura e mësipërme vlerësohet e nevojshme për përzgjedhjen e një prej stadiumeve të konfirmuara të disponueshme që ekzistojnë për zhvillimin e finales së Kupës së Greqisë. Përzgjedhja përfundimtare do të ratifikohet në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të premten më 12 maj”, njofton Federata greke.