Në orën 19.00 në Air Albania do të luhet ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë. Kjo sfidë vlen për finalen e Superkupës së Shqipërisë dhe pritet me interes nga tifozët. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet. Si trajneri i shkodranëve, Mirel Josa ashtu edhe ai i bardhebluve, Orges Shehi kanë vendosur për skuadrat që do të zbresin në fushë. Kampionia në fuqi e “Abissnet Superiore”, Tirana do synojë triumfin, ndërsa fituesja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia do tentojë t’ia vështirësojë punën kundërshtarit.

Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Behiratche, Najdovski, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Kallaku, Hasani, Patrick, Xhixha. Trajner: Orges Shehi

Vllaznia: Zogovic, Kruja, Gurishta, Shehi, Hakaj, Boshnjaku, Alivoda, Jonuzi, Mala, Hoxhaj, Marku. Trajner: Mirel Josa

Artikulli paraprakPRODHIMET BUJQËSORE SHQIPTARE DREJT TREGUT ITALIAN! PAS SAMITIT, KRIFCA TAKIM ME HOMOLOGUN ITALIAN
Artikulli tjetërSITUATA ME COVID-19 NË VEND/ MSH: ASNJË HUMBJE JETE DHE 17 QYTETARË TË INFEKTUAR NË 24 ORËT E FUNDIT