Finalja e Superkupës Tirana- Vllaznia, sherr masiv mes tifozëve në “Asllan Rusi”

Finalja e Superkupës së basketbollit mes Tiranës dhe Vllaznisë ka degjeneruar në një sherr masiv mes tifozëve në pallatin e sporteve “Asllan Rusi”. Sherri është zhvendosur edhe pranë kryqëzimit të Laprakës, në Tiranë. Raportohet se edhe aty, në sherr janë përfshirë tifozët e Tiranës me ata të Shkodrës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka qetësuar situatën. Tifozët e dy ekipeve kanë pushtuar parketin e pallatit të sportit ‘Asllan Rusi’ duke u përleshur për disa minuta. Pas ndërhyrjes së policisë situata është qetësuar, ndërsa janë shoqëruar disa nga tifozët që u përleshën. Pas qetësimit të situatës pritet që të rinisë ndeshja finale e Super Kupës në basketboll për Tifozët e të dyja skuadrave kanë zbritur në fushë dhe janë përleshur me njëri-tjetërin. Më përpara tifozët e këtyre skuadrave ishin përleshur në futboll në stadiumin “Loro Borici”, por këtë herë e kishte rradhën basketbolli.Gjyqtaret e takimit kane vendosur anullimin e ndeshjes dhe shtyrjen e saj per nje dite tjeter sipas vendimit te federates perkatese. 

Artikulli paraprakBASHA: MIRËNJOHJE PËR METËN E IDRIZIN, RAMA PENGESA
Artikulli tjetërPRESIDENTI I RI, KUVENDI NIS PËRGATITJET, META: PAS 13 PRILLIT