Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është ndalur sot për një bashkëbisedim me gra intelektuale në Shkodër.
Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat tha se zotimi i tij i parë lidhet me financimin e mbi 20 mijë artistëve. Mes të tjerash Basha tha se synim është që të mbahen të rinjtë shqiptarë në vend dhe jo që të vijnë punëtor nga Bangladeshi.
“Zotimi i parë ka të bëjë me financimin e mbi 20 mijë artistëve shqiptarë. Shoqëria duhet t’i mbajë në pediestal. Por kjo qeveri i ka denigruar. Siç ishte dhe shembja e teatrit kombëtar. Gjej rastin që të përsëris zotimin tonë, që me atë orar të zgjatur deri në orën 16:00, ky orar do të na japë mundësinë që artistëve dhe mësuesve t’u besohet misioni i përcjelljes së gjuhëve të huaja, apo mësime ve shtesë, në ambientet e përshtatura. Ftesa ime për nënat, gratë e Shkodrës, është që të votojnë në 25 prill. Ato mund të kenë pikëpyetje. Pas 25 prillit, nëse nuk vjen ndryshimi, fëmijët e tyre do ta kenë më të vështirë për arsimin. Jo të sjellim Bangladeshin në Shqipëri, por të mbajmë të rinjtë në vendin tonë.”, tha ai.