NJË GRANT QË MUNDËSOHET PËR 6 QARQE NGA QEVERIA DANEZE DHE GJERMANE. Zonat malore të pafavorizuara në Qarkun e Shkodrës mund të përfitojnë nga një projekt për bujqësinë që vjen si bashkëfinancim i qeverive të Danimarkës dhe Gjermanisë.
Projekti u prezantua në mjediset e hotel “Colosseo” Skema e grantit “SARED” mbështet edhe zhvillimin ekonomik bujqësor. Drejtori Kraja ftoi të gjithë fermerët e zonave malore që kanë mbetur jashtë skemave të subvencioneve shtetërore që të bëhen pjesë e aplikimeve. Buxheti total i skemës së këtij granti është 6,5 milion euro dhe do të zgjasë në një hark kohor prej 3 vitesh, deri në 2018-ën.