Financimi në shoqatën e gjuetarëve ,të qytetit të Shkodrës është një problematikë mjaft shqetsuese, pasi sipas Zyhdi Mustafaj , kryetar i shoqatës së gjuetarve, “Jakup Bajri” burimi i vetëm i të ardhurave janë kuotat e gjuetisë, që sic mund të paramendohen janë mjaft të pakta .

Ndërkohë kryetari bën thirrje të gjithëve gjuetarëve që të paguajnë detyrimet ndaj federatës pasi në muajin që të përfundojë moratoriumi do të përzgjidhen të gjithë personat që kanë qenë të gatshëm në listen që do ti drejtohet organeve kompetente.

Ndërkohë kryetari Mustafaj mendon se moratorimi ka një ndikim dhe në të ardhurat e shteti duke qenë se një pjesë e mirë e të ardhurave gjenerohen nga gjuetia.

Mjaft premtime u është dhënë gjuetarëve për mbylljen e këtij procesi i cili ka penalizuar këta të fundit. ndërkohë flitet që moratoriumi të përfundojë në muajin shtator megjithatë ende mbetet thjesht një premtim.

Artikulli paraprakTUKA:BIZNESI I VOGËL PO PËRGATITET PËR GREVA
Artikulli tjetër“XHAFAJ, QASJE KOMUNISTE NË MB”