Finlanda miratoi ditën e sotme eksportet e saj të para ushtarake në Turqi që nga viti 2019 dhe kjo nuk kishte ndodhur që nga vjeshta e vitit 2019 nga pezullimi i vendosur nga Helsinki për shkak të një operacioni ushtarak turk në Siri. Por, kjo ishte një nga kërkesat e Turqisë për “t’i dhënë dritën jeshilë’ për anëtarësimit në NATO.
Helsinki dhe Suedia e bënë të qartë synimin e tyre për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s në maj 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Pranimi i një anëtari të ri në NATO kërkon pëlqimin unanim të të 30 anëtarëve aktualë – me Turqinë që është i vetmi anëtar që kundërshton hapur dy vendet, Finlandën dhe Suedinë, ku së fundmi presidenti Erdogan është shprehu se nuk do votojë pro anëtarësimit të Suedisë në NATO pas protestave dhe ‘grupeve kriminale” sipas tij të kurdëve.
Suedia dhe Finlanda, në qershorin e kaluar nënshkruan një marrëveshje trepalëshe me Turqinë, që synon kapërcimin e kundërshtimeve të Turqisë.