Presidenti në detyrë i FSHF-së, Armand Duka ka komentuar gjatë një deklarate për mediat garën për kreun e institucionit më të rëndësishëm të futbollit në vend dhe kandidimin e deputetit të PS, Bashkim Fino përballë tij. Duka tha se e falenderon Finon që është bërë pjesë e garës si dhe vlerësoi vullnetin e ish-kryeministrit për të dhënë kontributin e tij për futbollin.
“Do kemi kohë të flasim për fushatë. E falenderoj Finon që është kandidat, ka dëshirë të kontribuojë për futbollin. Do kemi kohë të diskutojmë hapur për futllbollin. E rëndëishme është që futbolli të ecë përpara. Kjo është gharë sportive dhe duhet të jemi me sportivitet“, u shpreh Duka pas një aktiviteti të Kryqit të Kuq shqiptar.