Me zyrtarzimin e Bashkim Finos si rivali i presidentit të FSHF Armando Duka në zgjedhjet e reja për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit që do të mbahen në datën 7 shkurt, ka nisur edhe dueli i deklaratave mes dy kandidatëve. Nëse Duka e vuri theksin te fakti se nëse do të rizgjidhet president i FSHF do të korigjojë gabimet të shkuarës ndërsa i kërkoi politikës të qëndrojë larg futbollit, ish kryeministri Bashkim Fino kishte disa pika te të cilat do të përqëndrohet platforma e tij nëse fiton zgjedhjet.

Fino premtoi se do të pastrojë futbollin shqiptar nga trukimet e mundshme të ndeshjeve. Ai nënvizoi gjithashtu se do të krijojë ligën profesioniste do të rrisë të ardhurat për klubet, do ti privitazojë ato si dhe do të ndërtojë shumë stadium të reja në mënyrë që edhe futbolli shqiptar të ketë kushtet e duhura për të prodhuar sa më shumë talente dhe për të rritur nivelin dhe për tu përfaqësuar denjësisht në arenën ndërkombëtare.

Artikulli paraprakFINO KANDIDAT PËR PRESIDENT TË FSHF, VJEN REAGIMI I PARË I DUKËS
Artikulli tjetërSENIDA MESI DHE AMBASADORJA GREKE DHUROJNË KOMPJUTERA NË GJIMNAZIN “28 NËNTORI”