“Nuk kam ardhur për të qenë hero”. Këto janë fjalët e turkut Engin Firat të cilin klubi Vllaznia e ka prezantuar zyrtarisht si drejtorin e ri sportiv.

Pas shumë diskutimeve palët kanë gjetur akordin. Drejtuesi i ri i Vllaznisë tha se nuk është një hero por se ka dy plane, një afat shkurtër për ta nxjerrë në Superligë dhe plani afatgjatë për të fituar trofe në të ardhmen.

Situata tek Vllaznia është negative dhe këtë e kam mësuar. Megjithatë bashkë me të tjerët do bëj maksimumin për ta ndryshuar. Kam një plan afatshkurtër që është nxjerrja e Vllaznisë në Superligë dhe plani afatgjatë fitimi i trofeve në të ardhmen.

Kam menduar se këtu në Shkodër është e lehtë por jo është shumë e vështirë. Do të jemi të përqendruar tek ekipi i parë. Klubin duhet ta vendosim në standardet më të larta.

S’mund ta bëjmë si në Bundeligë se s’kemi kushtet financiare por do punojmë hap pas hapi. Hasan Riza Pasha është një hero dhe unë isha tek busti këtu në Shkodër por unë s’kam ardhur për të qenë hero por për të punuar“.

Megjithatë Firat tregon se ai ka pranuar që të vijë tek Vllaznia por me kushtin që në ditë të ndryshme të mos jetë në Shkodër ndërsa tregon edhe arsyet.

Drejtori i ri nuk e quan punë të pjeshme këtë por një fleksibilitet mes tij dhe drejtuesve të bashkisë.

Është shumë e thjeshtë pse jam këtu. Kam shum miq nga Shqipëria. Jam i përfshirë në disa projekte nderkombetare dhe ka disa arsye familjare pse s’jam trajner kete vere.

Kam patur oferta nga vende arabe per trajner por duhet angazhim gjithe kohen dhe s’kam pas mundesi. Jam i impresionuar nga motivimi qe ka kryetarja e bashkise Shkoder.

Kemi gjetur nje rruge te mesme dhe kam pak fleksibilitet tashme dhe keshtu kemi arritur nje marreveshje. Administratori Lici zgjidhi shume problematika dhe tani jam ketu”.
Drejtori Firat është shumë i drejtpëdrejtë. Ai pranon se Vllaznia aktuale nuk mund të dalë në Superligë.

Ekipi aktual nuk mund të shpallet kampion. Skuadra e Vllaznisë ka nevojë për kualitete dhe për këtë duhet trajner me eksperience ndaj kemi filluar të shkojmë tek niveli që dëshirojmë.

Të gjithë kanë filluar shumë vonë përgatitjet dhe nuk është e lehtë për trajnerin dhe për ne. Kemi kohë të shkurtër për të gjetur lojtarë kualitativ.

Kam edhe diçka për lojtarët. Ata duhet të krijojnë mentalitet fituesi sepse montalisht kanë një gjendje të ulur psikologjike pas rënies nga Superliga.

Sa i përket ndërhyrjeve apo të fortëve me armë nuk di detaje të mëparshme por kam dëgjuar se ka patur ndërhyrje. Nëse kjo ndodh tek unë është e thjeshtë, marr valixhet dhe largohem. Sa të jem unë dhe Suad Lici s’ka për të ndodhur”.

Drejtori Firat foli edhe për borxhet e klubit duke thënë se kjo mund të zgjidhet duke shitur lojtarët që prodhon akademia pas krijimit të një rrjeti ndërkombëtar dhe për turkun 1 milion dollar borxhe nuk janë asgjë nëse shiten siç duhet lojtarët e akademisë.

Artikulli paraprakLEZHË, AKSIDENT ME DY TË VDEKUR
Artikulli tjetërLAJM I MIRË, RRITET NIVELI I FIERZËS