Stuhi, breshër e erë shumë e fortë ka përfshirë qytetin e Firencës në mbrëmjen e së shtunës. Brenda 45 minutash ka rënë rreth 35 mm kub rreshje shiu duke bllokuar rrugët e këtij qytetit, sidomos në zonën jugore si dhe sistemin hekurudhor të qytetit. Janë bllokuar të gjitha linjat e trenave që udhëtojnë nga Firence drejt Romës e Bolonjës.

Lumi Arno ka kapërcyer nivelin e tij maksimal duke alarmuar banorët e autoritetet e Mbrojtjes Civile. Sistemi ujësjellës i qytetit është pothuajse jashtë përdorimit. Gjysma e qytetit ka mbetur pa ujë, ndërsa në gjysmën tjetër uji rrjedh me ngjyrë e është i papërdorshëm. Sistemi elektrik e telefonik është përkohësisht i pafunksionueshëm. Për momentin rezulton një person i humbur. Skuadra të Mbrojtjes Civile, të zjarrfikësve, të forcave të rendit e vullnetarë të shumtë janë organizuar për të ndihmuar personat në vështirësi si dhe për të përballuar nevojat e qytetit.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET 78 VJETORI I VDEKJES SË POETIT NDRE MJEDA
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË SLLOVENI PËR FAZËN PËRGATITORE