Përfaqësuesit e firmës private dorëzojnë në Ministrinë e Drejtësisë, byzylykët e mbikqyrjes elektronike të personave që kanë masë ndaluese për veprat penale.

Sasia prej 300 byzylykësh që kap vlerën e 2 milionë eurove, siç ka konstatuar ministria e Drejtësisë i ishte rikthyer në kundërshtim me ligjin kompanisë private të kontraktuar e cila është një bashkim operatorësh ekonomik. Mësohet se firma do i dorëzojë byzylyket pranë Sekretarit të Përgjithshëm dhe grupit te punës të ngritur nga ministria i cili nga ana e tij do të verifikojë nëse përputhen teknikisht me karakteristikat e përcaktuara në kontratë

Artikulli paraprakFRANCË,NJË MAKINË PËRPLAS NJË GRUP USHTARËSH NË PERIFERI TË PARISIT
Artikulli tjetërHIMARË, ARRESTOHET HAJDUTI I PUSHUESVE