Kompania italiane e modës Giorgio Armani ka anuluar shfaqjet e sfilatave të saj në Milano dhe Paris për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë e të pranishmëve dhe stafit duke pasur parasysh numrin në rritje të rasteve të Covid-19 në Evropë.

Kompania ka anuluar sfilatat e modës për meshkuj në Javën e Modës në Milano dhe Javën e Modës së Lartë në Paris këtë muaj, njoftoi sot kompania.

‘Armani’ po anulon gjithashtu sfilatat e vjeshtës dhe dimrit për meshkuj 2022/23 për markat ‘Emporio Armani’ dhe ‘Giorgio Armani’, si dhe sfilatën e koleksionit të pranverës dhe verës së këtij viti për markën ‘Giorgio Armani Prive’.

Kompania tha se i vjen keq për vendimin, i cili ishte marrë pas përkeqësimit të situatës së koronavirusit.

“Shfaqjet janë të rëndësishme dhe të pazëvendësueshme për stilistin e markës, Giorgio Armani. Megjithatë, siguria e punonjësve dhe e publikut mbetet prioriteti kryesor i saj”, shtoi kompania.

Artikulli paraprakDETAJE NGA ATENTATI NË “DON BOSKO”, VIKTIMA PRISTE TË BËHEJ BABA
Artikulli tjetër(VIDEO)TENTOI T’I PUTHE ME FORCË VAJZËN, BURRI BËN TË PENDOHET PEDOFILIN, SHIHNI SI E…