Sot u firmos marrëveshja e re e ekstradimit mes Shqipërisë dhe SHBA. Ministrja Etilda Gjonaj tha se kjo marrëveshje shënon një hap përpara sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar.
“Pas gati 100 vjetësh nga marrëveshja e parë e ekstradimit me SHBA. Marrëveshja e re zëvendëson traktatin dypalësh të vitit 1933. Kjo marëveshje është rezultat i një punet ë gjatë dypalëshe dhe një bashkëpunimi tejet të ngushtë mes dy qeverive.
Kjo marrëveshje shënon një hap përpara sa i përket luftës kundër krimit. Për të mos lënë asnjë shteg në ndjekjen penale të autorëve përgjegjës për kryerjen e veprave penale në të dyaj vendet. Askush nuk do të gjejë asnjë strehë për tiu shmnagur zbatimit të ligjit në SHBA dhe Shqipëri.
Kjo është provë e mbështetjes së pakursyer të mikut dhe aleatit tonë të përbashkët SHBa. Mbështejta teknike e SHBA është shprehur që në fillimet e hartimit të reformës në drejtësi. Jemi ende të ndërgjegjshëm se ka ende shumë për të bërë. Pengesat e hasura sduhet të zbehin rezultatet e rëndësishme të arritura nga realizimi i reformës në drejtësi.
E nderuar ambasadore me këtë marrëveshje jemi shpresëplotë se do t’u japim vendeve tona një marrëveshje historike bashkëpunimi që do t’ja kalojë asaj të vitit 1993. Sot me krenarinë më të madhe mund të shpreh se historia na e dha ne kënaqësinë për ta firmosur. Kjo do të shërbejë si një pasaportë në rrugëtimin europian”, tha ajo.