Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga 1 tetori do të hyjë në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa Rama shprehet se qytetarët e të dy vendeve kanë të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve.

Ai shtoi se së shpejti do të ratifikohet edhe marrëveshja me Italinë. Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë u miratua nga parlamenti zviceran më 8 dhjetor 2022.

Artikulli paraprakZBARDHJA E 16 NGJARJEVE KRIMINALE, BALLA THIRRJE QYTETARËVE
Artikulli tjetërSULMI NË VERI, META: RAMA TË HEQË DORË NGA NDËRHYRJA NË PUNËT E BRENDSHME TË KOSOVËS