Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh të koduar, që me shumë mundësi është për opozitën jashtëparlamentare dhe më konkretisht për kreun e PD-së Lulzim Basha, i cili ka refuzuar t’i bashkohet këshillit politik.

Ky mesazh i koduar vjen një ditë pasi mazhoranca arriti një marrëveshje me opozitën parlamentare për reformën zgjedhore, të rënë dakord për marrëveshjen e 5 qershorit.

“Duhen dy veta që të lind e vërteta: Njëri që ta thotë dhe tjetri që ta dëgjojë,”-thotë Rama, i cili citon një shprehje të Henry David Thoreau, një eseist dhe poet amerikan.

Artikulli paraprakMURRIZI MOHON TË KETË FIRMOSUR PËR ‘5 QERSHORIN’: E KENI LEXUAR MARRËVESHJEN? JAM KUNDËR PIKËS 1. VETËM PËR LISTA TË HAPURA
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, MASA AJRORE E NXEHTË NGA AFRIKA DO TË KARAKTERIZOJË SOT VENDIN