Ish mbrojtësi i Vllaznisë Enes Isufi ka firmosur një kontratë të re me skuadrën e Luftëtarit duke qenë tashmë pjesë e gjirokastritëve për sezonin e ardhshëm. Isufi ashtu si shumë shkodran të tjerë duke mos arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët tek Vllaznia detyrohen që të shkojnë në ekipe të tjera edhe pse kuqeblutë të paktën për këtë sezon vuajnë për futbollistë. Isufi pas ofertës që ka marrë nga Luftëtari ka vendosur që të firmosë duke vijuar atje karrierën e tij.

Nga ana tjetër klubi Vllaznia ka firmosur kontratën me dy futbollistë të tjerë Brazilian. Pas sulmuesit Emerson i cili në 9 vite ka shënuar vetëm 7 gola ndërkohë që sezonin e fundit ishte pjesë e ekipit Al Seeb në Ligën e Dytë në shtetin e Omanit në Azi, një ekip tejet i dobët kuqeblutë kanë firmosur me dy lojtarë të tjerë.

Mesditën e 21 gushtit kanë firmosur kontratat dhe janë prezantuar dy blerjet e kuqebluve bën të ditur klubi Vllaznia. Bëhet fjalë për Hygor Guimaraes dhe Goncalves Uenderson Da Silva Soares. I pari është 30 vjeç teksa në sezonin e fundit ka qenë pjesë e një skuadre në Liban. Ai luan në pozicionin e mesfushorit të qendrës. Ndërkohë Ëenderson luan si sulmues dhe kryesisht ka luajtur në vendin e tij në Brazil.

Kontratat e këtyre futbollistëve janë deri në fundin e këtij sezoni, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër. Ndërkohë nga pasditja e sotme, të dy lojtarët janë vënë në dispozicion të stafit teknik duke zhvilluar seancën e parë stërvitore. Tashmë Vllaznia po bëhet gati për përballjen e parë të kampionatit që do të jetë ndaj Laçit më 24 gusht në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

 

 

Artikulli paraprakBASHA: JA KUSH E DREJTON PS-NË E SHKODRËS
Artikulli tjetër27-VJEÇARI SHQIPTAR HUMB JETËN PAS PËRPLASJES ME KAMIONIN