Pas tërheqjes nga gara të katër kandidatëve të grupimit Alibeaj për zgjedhjet vendore, një tjetër bashki e vendit nuk do të ketë një emër nga PD zyrtare.

Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë njofton se ka vendosur të mos ketë kandidat për Bashkinë Vorë, ku më herët ishte prezantuar Dr. Ibrahim Bruka, ndërkohë që afatet për regjistrimin në KQZ kishin përfunduar në mesnatë. Më herët, kanë njoftuar tërheqjen nga gara Sandër Markun në Lezhë, Genc Doçin në Kurbin, Gjergji Gjatën në Korçë dhe Bujar Vreton në Librazhd.

“Tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PD lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale. Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin”, shkruhet në një postim të Gjergji Gjatës.

Artikulli paraprakBE-JA KËRKON MUNDËSI LIGJORE PËR TË NDALUAR IMPORTIN E GAZIT RUS
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SHKODËR, MËSOHET SE NUK KA TË LËNDUAR