“Fiset e Anës së Malit” është titulli i librit më të ri të autorëve Abdullah Poti dhe Skënder Taipi.

Libri flet për lëvizjet e shumta demografike në Anë të Malit, ndërsa për autorët, libri do të shërbejë si busull orientuese për banorët dhe ata që aktualisht jetojnë jashtë vendit.

Ardhjet e para në Anë të Malit datojnë rreth 250 vite më parë, ndërsa lëvizjet e shumta janë pasqyruar në vëllimin e parë të librit. Gjatë promovimit të këtij libri morën pjesë edhe autorët e shumë veprave letrare Fadil Kraja e Zija Vukaj.

Artikulli paraprakDËSHTON MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK
Artikulli tjetërRAMA PARALAJMËRON: SULM FRONTAL PËR DROGËN