Fishekzjarrët e dasmorëve i vendosin flakën një apartamenti

 

Mesditën e se dieles  në Yzberisht, ne Tirane  është përfshirë nga flakët ballkoni i një apartamenti, por për fat të mirë gjithçka është mbyllur pa të lënduar në njerëz, por vetëm me dëme të vogla materiale. Pas njoftimit nga banorët, zjarrfikësja ka mbërritur me shpejtësi duke shuar zjarrin, ndërsa janë djegur vetëm disa tapete. Sipas të dhënave nga policia, bazuar te dëshmitë e banorëve zjarri u shkaktua si pasojë e hedhjes së disa fishekzjarrëve nga një banesë ty pranë, pasi po zhvillohej ceremonia e një dasme. Një nga fishekzjarrët e hedhur nga dasmorët përfundoi në ballkonin e apartamentit, duke sjellë edhe zjarrin më pas.

Artikulli paraprakOPERACION I MADH NË LEZHË, KUNDËR TRAFIKUT TË KANABISIT
Artikulli tjetërTRANSPORTONIN MALLRA KONTRABANDË,ARRESTOHEN 2 PERSONA