Tokat e Fishtës të Njesisë Administrative të Blinishtit në Lezhë janë kthyer në plantacione me shege.Kjo frutikulture ka nisur të kultivohet masivisht në këtë fshat dhe Zef Fugaj është njëri prej fermereve që ka mbjellur rreth 450 bimë.Kërkesa për shegen si brenda ashtu dhe jashtë vendit e nxiti të investojë 5 vitë më pare.

Këtë vit prodhimi është i bollshem, por problem mbetet mungesa e tregut.Fermeri thotë se pjesa më e madhe shegeve po kalben pa u vjelur dhe në këtë situatë po ndikon dhe moti me shi i diteve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtarë në zonen e Fishtës janë të mbjellura rreth 6 hektarë tokë me frutikulturen e shegës, ndërsa çmimi varion nga 800 deri në 1200 lek të vjetra kilogrami.

Artikulli paraprakMES PËR MES VARREZAVE PËR TË SHKUAR NË SHKOLLË
Artikulli tjetërPENTAR, BANORËT BËJNË 1 ORË RRUGË NË KËMBË