Fshati Fishtë në Lezhë është kthyer në një destinacion turistik mjaft të pëlqyer gjatë gjithë vitit.I ndodhur 15 km larg qytetit në zemer të Zadrimes, kjo zonë po tërheq mijera turist vendas dhe të huaj.

Bukurite natyrore, traditat, kultura dhe kulinaria e pasur janë arsyet pse Fishta ka marrë kaq shumë vemendje.Turistet vlersojnë maksimalisht bukurite e zonës dhe mikpritjen e vendasve.

Numri gjithnjë në rritje i vizitoreve ka nxitur vendasit që të ndertojne bujtina apo shtëpi druri për të pritur turistet.Turizmi me identitet duke prezantuar zonen me gjithçka ofron, e ka bere Fishten mjaft tërheqese thotë sipermarresi Altin Prenga.

Referuar të dhënave fshati Fishtë në Lezhë vizitohet çdo vit nga më shumë se 100 mijë turiste, ndërsa numri po vjen gjithnjë në rritje kjo dhe falë përmiresimit të infrastruktures rrugore.

Artikulli paraprakRAMAJ REZYME TË SITUATËS SË ZJARREVE
Artikulli tjetërMIRDITË, BLLOKOHEN PUNIMET PËR HEC-ET