Furnizimi me energji elektrike është kthyer në shqetësim në zonen e Zadrimës në Lezhë, ku bën pjesë dhe fshati Fishtë i cili pret çdo vit mijëra turist vendas dhe të huaj.Ndërprerjet e energjisë janë të vazhdueshme gjatë gjithë kohës, ndërsa nuk mungojnë rastet kur banoret dhe bizneset qëndrojnë në errësire me orë të tëra.Shkak i kësaj situate është amortizimi i rrjetit elektrik në të cilin nuk është investuar prej dekadash.
Mungesa e energjisë po penalizon dhe turizmin në Fishtë.Banore dhe pronare bujtinash thonë se turistet po largohen nga fshati, përshkak të mungesës së vazhdueshme të dritave.
Njësia e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë është angazhuar maksimalisht për të mbajtur në funksion linjen, por amortizimi i saj bën që defektet të jenë të shumta dhe të vazhdueshme në çdo kohë.Si zgjidhje shihet ndërtimi i rrjetit të ri elektrik, investim i cili nuk dihet se kur mund të nisë.