Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se fiskalizimi i biznesit të madh dhe të vogël u kthye në një histori suksesi gjatë vitit të kaluar. Me anë të një postimi në rrjete sociale ai deklaroi se pagat e investimet e huaja dhe kanë pësuar rritje në 2022-shin.

“#FISKALIZIMI një histori suksesi me 100% të biznesit të madh dhe 93% të të voglit tanimë online 24/7, dmth më shumë transparencë, më pak informalitet. #DEKLARIMET #PAGA & #SIGURIME rritur me 7% në sektorin privat vetëm nga formalizimi, falë kontrolleve sensibilizuese. #INVESTIMETeHUAJA direkte 984mln€ janar-shtator 2022 ose 255mln€ më shumë se janar-shtator 2021”, shkruhet në postimin e tij.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AKSIN LEZHË-MILOT, PLAGOSET 1 PERSON
Artikulli tjetërNGROHJA GLOBALE, STUDIMI: AKULLNAJAT DO TË REDUKTOHEN ME 41% DERI NË FUND TË SHEKULLIT, RREZIKOHEN…