Pallati i sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër ka pritur pasditën e së shtunës një aktivitet madhor në sportin e boksit. Turneu ndërkombëtar i boksit profesionist “Fists Of Fire 2” mblodhi emra të mëdhenj të boksit shqiptar dhe atij të huaj, si Ray Jones Junior dhe David Haye. Organizatori kryesor i këtij turneu, promotori Mondi Ndou, thotë se ka mbetur shumë i kënaqur nga zhvillimi i këtij aktiviteti në Shkodër, pasi edhe tifozët shkodranë ishin të shumtë në shkallët e pallatit të sportit.

Vetë Mondi Ndou, në rininë e tij, është marrë për pesë vite me rradhë me boks, ku gjatë kësaj periudhe është shpallur katër herë kampion kombëtar me të rinjtë dhe një herë nënkampion. Po si u ndje vetë ai si ish-kampion boksi në këtë organizim?

Shkodrani, i cili tashmë është një biznesmen i suksseshëm në Angli dhe Gjermani, nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të ndihmojë sërish boksierët shqiptarë në arenën ndërkombëtare, por edhe boksin shkodran.

“Fists Of Fire 2” në Shkodër është aktiviteti i dytë që Mondi Ndou dhe bashkëpuntorët e tij organizojnë brenda pak kohësh, pasi në dhjetorin e kaluar ata zhvilluan edhe një aktivitet model në Offenbach të Gjermanisë.

Artikulli paraprakSTAR KIDS – 03.04.2024
Artikulli tjetërRRUGA E MBULUAR NGA UJI NË LEZHË