Tradita e dhuratave për fëmijët në festën e Fiter Bajramit u rikthye nga Myftinia Shkodër në një aktivitet të zhvilluar tek xhamia e Parrucës. Myftiu imam Muhamed Sytari tha se kjo festë është e fëmijëve dhe e familjes e cila po kalon ditë të vështira.
Të vegjlit iu gëzuan dhuratave të përgatitura nga Myftinia ndërsa uruan Fiter Bajramin.
Zëvendës Myftiu i Shkodrës Arben Halluni u shpreh se kjo është një traditë e bukur që rikthehet me dhurata për fëmijët.
Ky aktivitet me dhurata për fëmijët e qytetit të Shkodrës do të vijojë edhe në vitet e ardhshme nga Myftinia për ta mbajtur gjallë si një traditë të hershme e cila duhet përcjellë në brezat e sotëm.