Krerët e shtetit dhe të politikës në Shqipëri kanë uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, duke uruar më të mirat për vendin por edhe për më shumë dashuri dhe vepra të mira nga gjithsecili. Presidenti i Republikës ka uruar nga Kavaja, ku ka takuar shumë besimtarë. Ai shkruan se sakrifica në emër të besimit të jetë shtysë për të bërë vepra të mira, për familjen, për shoqërinë dhe për kombin.

“Në fakt, kjo festë e Fiter Bajramit ka karakteristikë të veçantë solidaritetin dhe dashurinë. Dashurinë për njëri-tjetrin, dashurinë për Zotin. Sot në Kavajë gjeta veten, takova miq të rinj dhe të vjetër, të besimeve të ndryshme dhe ku më mirë se Kavaja tregohet kjo harmoni fetare. Bashkëjetesa dhe harmonia fetare për të gjithë kombin tonë është një vlerë e jashtëzakonshme, vlerë e cila duhet ruajtur, duhet promovuar dhe pse jo duhet eksportuar.

Të eksportojmë atë vlerë që është më e mira. Populli shqiptar e ka treguar me vepra që e përkrah të ndryshmen. Kemi pritur refugjatë afganë, kemi pritur refugjatë ukrainas, kemi hapur dyert tona në ditë të vështira, pse jo edhe në këtë ditë të bëjmë një thirrje që të ndihmojmë ata që janë më të pamundurit, ata që kanë nevojë për më shumë”, ka thënë Presidenti Begaj.

Artikulli paraprakBIE INTERESI NGA EMIGRACIONI I LARTË, TË RINJTË SHQIPTARË IKIN DHE PO BLEJNË MË PAK ONLINE
Artikulli tjetërNGA 1 JANARI 2024 KOSOVARËT TË LIRË PËR TË UDHËTUAR NË SCHENGEN, POR JO NË SPANJË, MADRIDI NUK NJEH PASAPORTËN E KOSOVËS