Qindra besimtarë mysliman në qytetin e Shkodrës iu janë drejtuar xhamive mëngjesin e sotëm për të kryer ritin e faljes së Fiter Bajramit.
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamet Sytari, i cili drejtonte faljen në xhamin e madhe “Ebu Beker”, në fjalën e tij përcolli mesazhin e harmonisë mes njëri-tjetrit e vuri theksin në kujdesin e ndërgjegjësimin e shoqërisë ku njerëzit po vrasin të afërmit e tyre.
Riti i faljes u krye edhe në Bulqizë nga Myftiu i Xhamisë Sejdin Strazimiri. Ai u shpreh se sot është dita e besimit të brengave, dita e shpresave te reja kur mëritë, hatër-mbetjet, xhelozia dhe smira marrin fund.