
Përfaqësues pushtetit lokal dhe të politikës në Lezhë kanë zhvilluar vizita në Xhaminë e qytetit, ku kanë përcjellë urimet e tyre për besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.Gjatë takimit me drejtuesit e komunitetit mysliman, ata vlerësuan rëndësinë e kësaj feste për forcimin e solidaritetit dhe harmonisë në shoqëri.
Festimet për Fitër Bajramin kanë vijuar gjatë ditës me vizita familjare dhe akte bamirësie, duke ruajtur traditën e kësaj feste që simbolizon paqen, faljen dhe dashurinë për njëri-tjetrin.