Kryetari i bashkise se Shkodres, njeheresh kandidat i koalicionit “Bashke Fitojme” Bardh Spahia, ka uruar te gjithe besimtaret myslimane per festen e Fiter Bajramit.
“Me lejoni që nga zemra të uroj të gjithë besimtarët mysliman Gëzuar Fiter Bajramin 🤲
Kjo festë vjen pas një muaji agjerimi dhe sakrifice, për të cilën lutemi që Zoti i gjithësisë të na e ketë pranuar. Fiter Bajrami është momenti për të festuar me njëri – tjetrin dhe për të vazhduar rrugën, më pranë besimit, larg të keqes dhe duke shpërndarë dashuri e mirësi tek të tjerët.
Edhe njëherë tjetër, nga zemra ju uroj Gëzuar Fiter Bajramin dhe ardhshin ditë të bardha për Shkodrën e Shqipërinë.”