Përmes një deklarate të Asamblesë së Fakultetit Ekonomik në përgjigje të deklaratës së Rektores së Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Prof. Dr. Suzana Golemi është njoftuar se Projekti MARDS, për hapjen Doktoratë në “Ekonomi dhe Turizëm të Qëndrueshëm”, është fituar si rezultat i punës së suksesshme të stafit të Fakultetit Ekonomik në projekte të shumta të tipit, TEMPUS, ERASMUS+, CEEPUS etj. Projekti MARDS ka filluar në Nëntor të vitit 2018, me kohëzgjatje 3-vjeçare dhe është shtyrë për një vit për arsye të përfundimit të të gjitha aktiviteteve të parashikuara.

DEKLARATË E ASAMBLESË SË FAKULTETIT EKONOMIK NË PËRGJIGJE TË DEKLARATËS SË REKTORES SË UNIVERSITETIT “LUIGJ GURAKUQI” TË SHKODRËS, PROF. DR. SUZANA GOLEM

1. Në përgjigje të deklaratës së Rektores së Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Prof. Dr. Suzana Golemi, theksojmë se, Projekti MARDS, për hapjen Doktoratë në “Ekonomi dhe Turizëm të Qëndrueshëm”, është fituar si rezultat i punës së suksesshme të stafit të Fakultetit Ekonomik në projekte të shumta të tipit, TEMPUS, ERASMUS+, CEEPUS etj. Projekti MARDS ka filluar në Nëntor të vitit 2018, me kohëzgjatje 3-vjeçare dhe është shtyrë për një vit për arsye të përfundimit të të gjitha aktiviteteve të parashikuara. Pra projekti ka një kohëzgjatje vetëm 4-vjeçare dhe jo 6 siç përmendet në deklaratën e Rektores. Projekti ka zhvilluar të gjitha aktivitetet e tij në pjesën e parë, që lidhen me trajnimin e stafit akademik, ku Fakulteti Ekonomik ka marrë vleresimin maksimal nga zyra EACEA për zbatimin e tij të suksesshëm dhe të plotë. Aktivitetet e mbetura në letër janë vetëm për arsye të bllokimit të tyre nga Rektorja e USH-së dhe vetëm për këtë arsye rrezikohet i gjithë USH për penalitete financiare. Ky nuk është I vetmi projekt ne bashkepunim me partnerë europianë i fituar nga Fakulteti Ekonomik dhe nëpërmjet të cilit janë hapur programe studimi që vazhdojnë me sukses në këtë Fakultet. Ndër to përmendim, Master Profesional në Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim Turizmi dhe Master Profesional FINAC për administratën publike.
2. Në lidhje me të ashtuquajturin vendim i Senatit Akademik të USH-së, të përmendur në deklaratën e Rektores, për reduktimin nga 14 në 3 të stafit udhëheqës të disertacioneve në programin e doktoratës së sipërpërmendur, theksojmë se ai është i paqartë nga ana ligjore dhe për të nuk disponohet asnjë dokument zyrtar apo informacion as nga senatorët e FE-së dhe as nga fakulteti.
3. Sa i përket rekomandimeve të ardhura së bashku me urdhrin e hapjes së programit të studimit nga MAS, ato janë plotësuar dhe dorëzuar në rektoratin e USH-së që më datë 1 Gusht 2022, ndërkohë që, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar në lidhje me përmbajtjen e këtyre rekomandimeve nga ana Rektoratit. Pjesë e dokumentave në plotësim të rekomandimeve ka qenë edhe lista e pedagogëve udhëheqës të propozuar nga departamenti aplikues, Departamenti I Turizmit të FE-së, së bashku me dokumentacionin mbështetës për ekspertizën e tij në fushën e turizmit, kjo e fundit në përgjigje të shkresës së MAS për rekomandimet nr. 1848/3, datë 04.04.2022, pika 2/b: “Të evidentohet qartë grupi i profesorëve që kanë kërkime-shkencore dhe ekspertizë specifikisht në fushën e turizmit të qëndrueshëm, që do të mbështesin zhvillimin e programit dhe udhëheqjet e doktorantëve”. Kjo listë është mbështetur në listën e dërguar në MAS nga Rektorja me shkresën nr. 3954, dt.18.11.2021 dhe miratuar nga MAS sipas Urdhrit nr. 174, dt. 04.04.2022, nr. 1848/4 prot.
4. Gjithashtu, sqarojmë se penalitetet financiare që rrezikon USH janë rrjedhojë e mospërmbushjes së aktiviteteve të parashikuara të projektit MARDS, që vijnë vetëm nga bllokimi i proçesit të hapjes nga ana e Rektores. Në përfundim, theksojmë se stafi i Fakultetit Ekonomik do të vazhdojë përpjekjet e unifikuara në rrugë institucionale, në të gjitha instancat, për hapjen e këtij programi studimi, mbështetur në Ligjin e Arsimit të Lartë 80/2015 dhe në vendimet e Departamentit të Turizmit dhe të Fakultetit Ekonomik, si fakulteti aplikues dhe përgjegjës për këtë program doktorature.

Artikulli paraprakLUFTA NË UKRAINË RRIT KULTIVIMIN E GRURIT DHE MISRIT
Artikulli tjetërSHENDETI – HPV