Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) ka zgjedhur Lionel Scalonin si trajnerin më të mirë të vitit 2022. Tekniku fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar, duke grumbulluar më shumë vota se të tjerët.

44-vjeçari dërgoi trofeun në Argjentinë pas 36 vitesh pritje, teksa mori 240 vota. Në vendin e dytë u rendit Deschamps, trajneri i Francës që humbi në finale me Argjentinën. 45 vota mori tekniku i Francës, ndërsa në vendin e tretë me 40 vota u rendit marokeni Walid Regragui. Ai e drejtoi Marokun në pozitën e katërt në Botërorin e Katarit.

Artikulli paraprakBILANCI I COVID-19, MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 31 QYTETARË TË INFEKTUAR, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërVALA E TRETË E COVID-19, KINA HEQ KARANTINIMIN E DETYRUESHËM PËR VIZITORËT