Fituesja më e re në moshë e lotarisë në Britani rrëfen se shpesh do të donte të mos e kishte blerë kurrë biletën fituese.
Jane Park ishte vetëm 17 – vjeç kur fitoi plot 1 milion paund me biletën e parë që kishte blerë ndonjëherë më parë, në vitin 2013. Por tani ajo rrëfen se kjo shifër kaq e madhe e ka bërë një njeri tmerrësisht të stresuar, aq sa po shikon mundësinë për të ndërmarrë hapa ligjorë kundrejt kompanisë që qëndron pas kësaj lotarie. Duke folur për “Sunday People”, Park, e cila tashmë ka dy prona tha: “Mendova se do ta bënte gjithçka 10 herë më mirë, por ndodhi e kundërta. Pjesën më të madhe të kohës do të kisha dashur të mos kisha para. Jeta ime do të kishte qenë shumë herë më e lehtë”.Sipas të resë, njerëzit do të dëshironin të kishin të ardhurat e saj, por ata nuk e imagjojnë dot nivelin e stresit që ajo ka. “Kam të mira materiale, por përveç kësaj jeta ime është bosh. Cili është qëllimi im në jetë?” Park, nga Edinburgh tha se beson se limiti 16 – vjeç i lotarisë është moshë shumë e re dhe njerëzit nuk duhet të jenë në gjendje të blejnë bileta pa mbushur 18 – vjeç.