Kandidatja për president të Amerikës Hillary Clinton ka mposhtur Bernie Sanders në zgjedhjet në Nevada.

Pothuajse në përfundim të numërimit të të gjitha votave Clinton udhëheq ndaj Sandersit me katër për qind më tepër. BBC raporton se 52 për qind e votuesve në Nevada kanë përkrahur Clintonin, ndërsa 48 për qind Sandersin. Hillary Clinton tashmë e ka shpallur fitoren në Nevada përmes një postimi në Twitter, në të cilin ka falënderuar votuesit e saj, duke u thënë se “kjo është fitorja juaj”. Donald Trump ka fituar garën për president mes repulikanëve në zgjedhjet e mbajtura në Karolinën e Jugut, ndërsa kundërshtari i tij Jeb Bush është tërhequr nga gara në mënyrë të papritur.

Artikulli paraprak7 persona të vrarë nga të shtëna armësh në Michigan
Artikulli tjetërBarcelona blindon kreun me fitore minimale