Partizani fiton 1-0 ndaj Laçit në Elbasan Arena, në sfidën e fundit të javës së dytë të kampionatit.
Minutat e para panë ekipin e Kolellas më kërkues, me Hoti dhe Rrapaj që provuan të befasonin kundërshtarin me goditjet e tyre.
Në minutën e 27-të, gjuajtja e Mentor Mazrekaj ndalet nga portieri Rexhepi.
Pas 30 minutash lojë, kryeqytetasit dalin sërish para dhe i afrohen shumë golit me Hotin.
Loja ishte mjaft e kujdesshme nga të dyja palët, duke bërë kështu që hapësirat dhe mundësitë për të gjetur rrugën e rrjetës të jenë të vogla.
Pjesa e parë do mbyllej me golin e Skukës në fund me penallti.
Pjesa e dytë nis jo mirë. Tymi i fishekzjarrëve të ndezur nga tifozët e Partizanit e bëri të pamundur vijimin e lojës, për momentin.
Në të 77-tën, Hoti sërish protagonist, teksa këtë herë shkakton drithërima te rivalët me anë të një shtylle.
Ndeshja e radhës për Partizanin është në transfertën ballshiote, ndërsa kurbinasit presin Egnatian.