Kukësi arriti suksesin e parë në këtë sezon të Superligës. Skuadra e Ernest Gjokës mundi Teutën me rezultatin 3 – 0 në përballjen e vlefshme për javën e dytë.

Ekipi durrsak rezistoi vetëm një pjesë. Pero Pejiç ishte protagonisti në këtë takim me 2 gola të shënuar, ndërsa të tretin e realizoi Bedri Greca, i cili hyri në fushë si zëvendësues gjatë pjesës së dytë. Në takimin tjetër përmbyllës të javës së dytë Partizani barazoi 0 – 0 me Vllazninë në Elbasan. Pavarësisht se rastet nuk munguan veçanërisht për të kuqtë, nuk pati asnjë gol. Tifozët ultras të Partizanit të pakënaqur nga rezultati, nuk pranuan të afrohej trajneri Adolfo Sormani. Barazimi i Partizanit i jep mundësi Skëndërbeut të jetë i vetëm me pikë të plota në krye të Superligës. Të dielën korçarët fituan 2 – 0 përballjen me Korabin. Laçi dhe Tirana e mbyllën 0 – 0 sfidën mes tyre, ndërsa Flamurtari me fitoren 5 – 0 me Luftëtarin vendosi rezultatin më të thellë të kësaj jave.

Artikulli paraprakMOTI PËR SOT, I PAQËNDRUESHËM
Artikulli tjetërVITI I RI SHKOLLOR, VOLTANA ADEMI URON NGA “JORDAN MISJA”