Fitorja e Donald Trump-it në zgjedhjet presidenciale amerikane shkaktoi një rënie të thellë të çmimeve të aksioneve në tregjet globale, duke dobësuar dollarin amerikan dhe duke ulur çmimet e naftës.
Indeksi evropian i aksioneve ra gati 2.7 përqind në këmbimet e së mërkurës në mëngjes. Indeksi NIKKEI i bursës japoneze humbi gati 5.4 përqind, ndërsa bursa e Hong Kongut ra më shumë se 2.3 përqind. Shumë aksionerë i lëvizën fondet në investime më të sigurta si ari. In Bankok, Vikas Kawatra, i agjencisë SCB Securities i tha Zërit të Amerikës se rënie thekson pasiguritë rreth premtimeve të zotit Trump për të ndryshuar regullat e biznesit dhe për të bërë ndryshime të thella në politikat e tregëtisë. Megjithëse, investitori miliarder dhe mbështetësi i zotit Trump Carl Icahn i tha gazetës Wall Street Journal se Trump ka në plan të shkurtojë rregulloret dhe të ndihmojë bizneset të rriten në aspektin afatgjatë. Analistë të tjerë në Nju Jork i thanë Zërit të Amerikës se pakësimi i rregulloreve mund të jetë veçanërisht ndihmues në sektorët bankarë dhe atë të shpimit të naftës. Por ata thane gjithashtu se politikat kufizuese tregëtare të Trump-it mund të dëmtojnë të ardhurat jashtë vendit të kompanive shumëkombëshe.