Një fitore të vështirë e ka cilësuar trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz atë ndaj Kukësit në shifrat 2-1, një fitore që i dha kuqebluve vendin e parë në renditje.
Tekniku Joniz u shpreh se Vllaznia do të jetë një ekip i fortë ndërsa ajo që i nevojitet skuadrës është që të jetë e qetë.
Vllaznia di të reagojë edhe pasi pëson gol dhe këtë e tregoi në përballjen me Kukësin thotë trajneri i kuqebluve dhe tashmë ana psikologjike është e mirë…
Vllaznia pavarëaisht se për momentin është në vend të parë do t’i marrë ndeshjet me radhë sepse kampionati është i gjatë.
Vllaznia fitoi 2-1 ndaj Kukësit në ndeshjen e luajtur në Elbasan dhe tashmë mban vendin e parë me 12 pikë bashkë me tre ekipe të tjera.