Pas fitores së thellë në zgjedhjet e 14 majit, kryeministri Edi Rama do të nisë një tur falënderimesh në të gjithë vendin. Padyshim që turi do të nisë nga Shkodra, ashtu siç pati paralajmëruar në daljen e parë pas fitores së zgjedhjeve.

PS do ta drejtojnë Shkodrën për herë të parë në histori, e prandaj ky tur do të nisë nga bastioni i të djathtëve që u thye nga socialistët më 14 maj me një diferencë të thellë mbi 10 mijë vota nga koalicioni Bashkë Fitojmë.

Është zgjedhur Shkodra për të nisur turin, pasi vetë kryeministri tha se do t’i falënderojë shkodranët për këtë mundësi që u dhanë, ndërsa do të prezantojë para tyre edhe projektet që kanë për Shkodrën, për të cilën Rama ka thënë se tashmë do të nisë një histori të re.

Ditën e sotme, kreu i qeverisë do të jetë në një takim rreth orës 16:00 me qytetarët në Shkodër, e më pas turi i falënderimeve do të vijojë edhe në qytetet e tjera të vendit. Fillimisht taksimet do të nisin në bastionet e së djathtës, për të falënderuar qytetarët që kanë zgjedhur të dënojnë me votë Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Shkodra do të drejtohet nga Benet Beci katër vitet e ardhshme, ndërsa ai mundi kandidatin e Bashkë Fitojmë Bardh Spahinë. Në zgjedhjet vendore, PS arriti të marrë 53 bashki, si edhe siguroi shumicën në të gjithë këshillat bashkiakë. Bashkë Fitojmë pësoi një disfatë duke fituar vetëm 7 bashki në të gjithë vendin.

Artikulli paraprakPAS DORËHEQJES, ALIBEAJ NJOFTOI MBLEDHJEN E KRYESISË MESDITËN E SOTME, DEPUTËT KUNDËR: NUK KA KOMPETENCA, NUK DIMË ASGJË
Artikulli tjetër“U DHANË DERI NË 600 EURO PËR NJË VOTË”, BERISHA: RAMA KA VENDOSUR DIKTATURËN E BANDAVE