Specialist i botës së teknologjisë, Tomi Kallanxhi, së fundmi ka folur mbi kërkimet më të shpeshta në “Google”, gjatë 2023 nga shqiptarët.

“Në krye janë Luiz Ejlli dhe ChatGPT. ChatGPT është në shifra shumë të larta, është në vend të parë në totalin vjetor që nga 1 janari deri tani që flasim. Dhe kjo është një gjë pozitive që njerëzit kërkojnë ChatGPT, që është një gjë trending globale, që duan të mësojnë më shumë, si të përdorin të renë. Edhe “Big Brother VIP” është në Top 5 të fjalëve më të kërkuara të 2023”, tha ai.

Lidhur me “Big Brother VIP 3”, Tomi u shpreh: “Big Brother VIP 3” pikun e ka nisur që më 26 nëntor. Që nga kjo datë është Gati 81% e userave që kanë naviguar online, kanë kërkuar të paktën një herë për “Big Brother VIP”, në periudhën nga data 26 nëntor deri në 2 dhjetor.

Artikulli paraprakÇFARË ËSHTË VARIANTI MË I RI I COVID-19, I NJOHUR SI JN.1
Artikulli tjetërSHKODËR, GJENDEN MBETJE KOCKORE NË NJË GROPË TË IMPROVIZUAR PËR DJEGIE TË QYMYRIT