Parlamenti i Malit te Zi ka miratuar heqjen nga qarkullimi, te fjalorit fyes qe ofendonte Shqiptaret.

Nje fakt i tille eshte bere i ditur nga deputeti i malit te zi, Genc Nimanbegu. Ne nje interviste per mediat ai eshte shprehur se fale kembenguljes se deputeteve shqipetar eshte vendosur qe ky fjalor te hiqet nga qarkullimi. Nderkohe i pyetur ne lidhje me situaten e shqiptareve ne Malin e Zi, ai eshte shprehur se Shqiperia duhet te luaje ne rol me te forte per forcimin e pozitave te shqiptareve. Shqiptaret ne Malin e Zi, ende prej vitesh nuk kane fituar te drejtat e tyre. Shpesh here jane organizuar takime mes dy paleve, Shqiperise dhe Malit te Zi, por gjithcka ka ngelur ne vend numero.

Artikulli paraprakSEMINARI NDËRKOMBËTAR, I GJUHËS SHQIPE NË DIASPORË
Artikulli tjetërVITI I RI ARSIMOR, “OSO KUKA” DHE “TRING SMAJLI” ME PAMJE TË RE