Deputeti i Alternativës Shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi, Nik Gjeljoshaj ka ricikluar disa fletë të Fjalorit të kontestuar të gjuhës letrare dhe popullore të Malit të Zi.
Veprimi erdhi për shkak të disa shprehjeve fituese në këtë Fjalor. Deputeti thekson se e bënte këtë në emër të shqiptarëve kundër akademikëve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, ku fjalën “shqiptarizëm” e shkruajnë si “imponim të gjuhës, kulturës dhe zakoneve shqiptare ndaj kombeve të tjera”. “Popullin që unë përfaqësoj, ky Fjalor nuk e fyen vetëm në baza kombëtare, por edhe në baza fetare. Ne kurrë nuk kemi thënë se do të djegim diçka, kjo nuk është mënyra e veprimit tonë politik. Kjo është mënyra e veprimit të autorit të këtij teksti. Ne do t’i bashkohemi veprimit planetar, që do të thotë të riciklohet ajo që nuk është në përdorim. Në emër të popullit shqiptar, kudo që jetojnë, tani unë do ta riciklojë këtë fjalor”, tha Gjeljoshaj dje në Parlament pas së cilës ai recikloi fjalorin. “Shpresoj që kjo letër e pavlerë tani do t’i shërbejë dikujt për të publikuar të vërtetën”, tha Gjeljoshaj.