Në dy ditët e fundit, kryefjala e bisedave të shumë qytetarëve ka qenë fjalori i përdorur nga politikanët gjatë seancës së fundit parlamentare. Ne pyetëm qytetarë të rastësishëm në qytetin e Shkodrës lidhur me gjuhën e përdorur në parlament.
Qytetarët shprehen se janë të indinjuar për mënyrën e komunikimit mes poltikanëve që drejtojnë vendin. Ato shprehen se ajo gjuhë nuk duhet të përdoret.
Qytetarët kërkojnë që politikanët të flasin gjuhën shqipe me korrektësi, pa përdorur fjalë fyese apo paragjykuese kundër njeri – tjetrit në mënyrë që seanca plenare të ndiqet nga e gjitha familja, e jo vetëm nga të rriturit.