Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme dhe brenda 6 javëve të ardhshme duhet të miratohet.Normalisht ka iteresa të individëve të vecantë që nuk duan ta votojnë këtë reformë.Kështu deklaoi nga Shkodra gjatë një bashkëbisedimi me pedagogë dhe studentë të “Universitetit Luigj Gurakuqi” raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Flackenstain.

Duke folur përpara një auditori të gjërë për reformën në drejtësi Flackenstain u shpreh: ’Unë kam diskutuar me të gjithë pjestarët e partive politike si me PD, PS dhe me LSI dhe ato më kanë thënë se javën tjetër do ta miratojnë atë dhe është shumë e rëndësishme që brenda gjashtë javëve të miratohet kjo reformë.Vetëm atëherë mund të fillojn ë marrëveshjet për futjen e Shqipërisë në BE.Unë dhe kolegët e mi nga Brukseli i kemi bërë bisedimet e nevojshme dhe normalisht ka interesa të individëve të vecantë që nuk e duan reformën e thënë me fjalë të thjeshta: ju do ta merrni vesht brenda 6 javëve nëse ky vend drejtohet nga politikanë apo individë të tjerë që ju nuk i keni përzgjEdhur.Unë besoj se me anë të kësaj reforme pastaj do të jetë e mundur lufta ndaqj krimit të organizuar, ndaj korrupsiuonit .Shpresoj dhe mendoj që të gjitha partitë që më kanë thënë se do ta mbështesin reformën në drejtësi ta tregojnë atë.Disa emra politikanësh i kam në kokën time të cilët nuk e mbështesin këtë reformë por që nuk dua ti them ndërsa të gjitha partitë më kanë nshprehur garanci të plotë. Nëse do të kemi pastaj miratimin e kësaj reforme dhe do të kishim bazat kryesore për të qënë një vend i mirëorganizuar dhe jo i korruptuar atëherë ne do të bënim pjesë në një klub që quhet Bashkimi Europian ose thjesht nëse nuk miratohet ne thjeshtë do të rrimë miq dhe do të jemi fqinjë. Ndër të tjera duke folur për drejtësinë shqiptare i dërguari i Parlamentit Europian në Shqipëri Knut Flackenstain theksoi: Është shumë e rëndësishme të ketë gjyqtarë të pamvarur dhe jo të ketë gjyqatarë që i përkasin njërës palë apo palës tjetër sepse marrin shuma nga ato Prandaj kjo reformë është tepër e rëndësishme.

Artikulli paraprakCLINTON FITON NË KENTUCKY, SANDERS NË OREGON
Artikulli tjetërDITA NDËRKOMBËTARE E MUZEVE, AKTIVITET NË MUZEUN “OSO KUKA”