Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flackenstein, ka zhvilluar takimin e parë me Mininistrin e Punëve të Jashtme Gent Cakaj, prej kur ky i fundit ka marrë detyrën.

Në një postim në twitter, Flackenstein shkruan: “Takimi i parë me ministrin e ri në detyrë për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj sot. Kemi pasur një shkëmbim të mirë të pikëpamjeve mbi reformën e drejtësisë dhe situatën aktuale në Tiranë”.

Më herët, Fleckenstein ka komentuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve parlamentare.

“Nuk është për herë të parë që po përballemi me këtë situatë, që opozita shqiptare të heqë dorë nga puna në parlament. Sipas mendimit tim, asgjë nuk ka ndryshuar gjatë 5 viteve të fundit në këtë drejtim.

Është detyra e opozitës për të ofruar një alternativë ndaj politikës aktuale në Parlament dhe nëse ata e konsiderojnë të nevojshme edhe jashtë Parlamentit. Në fund të ditës, çdo anëtar i Parlamentit vendos nëse ai ose ajo dëshiron të heqë dorë nga mandati i dhënë nga populli”.

Artikulli paraprakPROTESTA E OPOZITËS, 2 MIJË POLICË RRETH KUVENDIT! GARDA – GAZETARËVE: VINI MASKA KUNDËR GAZIT LOTSJELLËS
Artikulli tjetërBASHA: NDONËSE SOT NUK KEMI SHTATORE PËR TË RRËZUAR, ÇDO DITË ËSHTË 20 SHKURT