A mund të ekzistojë një flakë e pashuar në brendësi të një ujëvare? Ja që mëma Natyrë nuk është kursyer me çuditë që ka dhuruar.

 

Në SHBA, në jug të Buffalo, New York, ndodhet parku natyror Chestnut Ridge County Park dhe në brendësi të një ujëvarë ndodhet një shpellë e vogël në të cilën digjet Flaka e Përjetshme.

 

Sugjestionimi që shkakton një kombinim i tillë i rrallë i ujit me zjarrin bashkë, ka bërë që gjatë shekujve të krijohen shumë legjenda, duke besuar se zjarri drejtohej nga forca të mbinatyrshme.

 

Zona në të cilën ndodhet ka qenë një vendbanim i hershëm i popullsive autoktone indiane, të cilët pas pushtimit të evropianeve u shuan. Dhe sipas një gojëdhëne, indiani i fundit i mbetur, para se të vdiste e ndezi dhe ajo nuk është fikur më kurrë që atëherë dhe sot ende besohet se ajo personifikon shpirtin indian.

 

Por përtej miteve ka edhe një shpjegim shkencor për këtë fenomen. Zjarri ndodhet mbi një grumbullim metani, pra gazi, i cili është furnizuesi i saj dhe që ndodhet 400 m në thellësi.

 

Gazi arrin të ngjitet nëpërmjet të çarave të shkëmbinjve, duke krijuar edhe zjarrin, i cili është rreth 30 centimetra i lartë dhe për të qëndruar i tillë konsumon mbi një litër gaz në ditë. Vendi është një atraksion turistik dhe vizitohet nga mijëra të tillë çdo vit.

 

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT 9 GUSHT
Artikulli tjetërSHKODËR, TURIZMI BIE ME 30%