Flakadanët në Palermo – Italia u ndalon për 5 vjet hyrjen në stadiume 70 tifozëve të “Illyrian Elite”

Policia e Palermos në bashkëpunim me policinë shkencore, pasi ka shqyrtuar materialin e video mbikqyrjes në stadiumin ‘Renzo Varbera’ ka marrë sot vendimin ndaj 70 tifozave shqiptarë të akuzuar për hedhjen e flakadanëve e shashkave gjatë zhvillimit të ndeshjes Itali-Shqipëri më 24 mars 2017. Vendimi i Policisë së Palermos dënon për 5 vjet hyrjen në të gjitha impiantet sportive ku zhvillohen ndeshje futbolli të çdo klubi sportiv e i çdo kategorie në nivel kombëtar e ndërkombëtar për 70 tifozë shqiptarë të identifikuar nga autoritetet italiane. Vendimi ndalues përfshin dhe zonat pranë stacioneve hekurudhore, hyrje-daljet e autostradave, pikat e takimit pranë porteve o aeroporteve, apo vendet e tranzitit për tifozeritë. 70 tifozët e dënuar i përkasin grupit të tifozerisë shqiptare “Illyrian Elite”.

Artikulli paraprakBASHA E MEDIU NDAHEN PA MARRËVESHJE
Artikulli tjetërRRJETI I KOKAINËS, 99 VITE BURG PËR SHQIPTARËT