Flakët kanë përfshirë një magazinë në zonën industrial në Shkodër mbrëmjen e së premtes. Nga sa informohet në brendësi të kësaj magazine kishte vetëm barë të thatë për bagëtitë gje e cila ka ndikuar edhe në ndezjen e menjëhershmë të flakëve. Pas lajmërimit ekipi zjarrfikësve në Shkodër ka shkuar në vendin e ngjarjes nga ku ka bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e këtij zjarri. Ata kanë arritur që të shmangin rrezikun për banesat e familjeve që banojnë pranë kësaj magazine. Por pavarësisht shuarjes së flakëve tymi ka zaptuar të gjithë zonën duke e bërë ajrin shumë të rëndë për banorët në zonën industriale. Nga sa bëhet me dije dyshohet se zjarri ka qënë I qëllimshem dhe policia e cila ka shkaur në vendin e ngjarjes po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet si edhe vënien para drejtësisë autorin apo autorët. Zjarret në këto kohë janë të shumta të shkaktuara nga temperaturat e larta e njëkohësisht vijojnë ehde zjarrvenia e qëllimshme. Nuk kanë munguar edhe apeli nga ana e institucioneve drejtuar qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos shkaktojnë zjarre duke rrezikuar ambientin por edhe jetën e njerëzve.

Artikulli paraprakDOM ARTUR JAKU REKTOR I SHENJTORES “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”
Artikulli tjetërSHPËTOHEN MBI 400 EMIGRANTË NË MESDHE